FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Lewandowski një “makineri golash”, vetëm Gerd Muller është më mirë se ai

Bayern Munchen mori një fitore shumë të rëndësishme ditën e djeshme në transfertën e Werder Bremen, ku të besuarit e Flick triumfuan me rezultatin 1-3. Përveç tre pikëve të siguruara, Robert Lewandowski arriti dhe një rekord tjetër falë golit që realizoi.

Kështu sulmuesi polak bëhet golashënuesi i dytë më i mirë në historinë e Bundesligas, me 268 gola në 345 ndeshje. 32-vjeçari barazoi në renditje Klaus Ficher, i cili e ka arritur këtë kuotë golash në 535 ndeshje.

Më mirë se bomberi i bavarezëve ka bërë vetëm legjenda Gerd Muller. Gjermani është ndalur në 365 gola në 427 ndeshje, një shifër shumë e lartë. Megjithatë, Leva mund të arrijë këtë rekord nëse luan me Bayernin dhe për disa vite, pasi po kalon periudhën më të mirë të karrierës së tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

Image

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?