FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Liga Ballkanike/ Tirana fiton në sekondat e fundit ndaj ekipit shqiptar të Maqedonisë

Ekipi i basketbollit të Tiranës ka fituar në sekondat e fundit ndeshjen ndaj Kumanovës, të vlefshme për Ligën Ballkanike.

Kampionët e Shqipërisë fituan me rezultatin 75-73, në një përballje sa emocionuese aq edhe dramatike.

Perioda e parë ishte e balancuar, ndërsa më pas Tirana thelloi diferencën. Ekipi shqiptar i Maqedonisë mundi të rihapë sfidën, deri kur në periodën e fundit shifrat ishin barazim në 71 pikë. Në sekondat e fundit, erdhi edhe fitorja falë koshave të Abdul.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më i miri për ekipin kryeqytetas ishin Shima dhe Hysenagolli, përkatësisht me 21 dhe 20 pikë. Sfida e radhës për Tiranën në kompeticionin ballkanik, është ajo ndaj Levskit të Sofias.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?