FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Liga e Kampionëve/ Përcakohet gjyqtari i takimit Kukësi – Sheriff Tiraspol

UEFA ka përcaktuar arbitrat që do të gjykojnë ndeshjen e parë të Kukësit në Ligën e Kampionëve ndaj Sheriff Tiraspol.

Gjyqtarët do të jenë nga Qipro, ku kryesor do të jetë Christos Nicolaides, i ndihmuar nga asistentët e tij  Charalambous dhe Loannis Lazarou, i katërt është Vasilis Dimitriou.

Nicolaides – Gjyqtari kryesor, Christos Nicolaides, është 41 vjeç dhe karriera e tij ka qenë e përqendruar në ligën qipriote të futbollit. Karriera e tij ndërkombëtare nuk është shumë e pasur. Nicolaides ka gjykuar vetëm një ndeshje në kualifikueset e Champions League, takimi ndërmjet Lincoln Red Imps – FC

Swiss Digital Desktop Reklama

Midtjylland 0-2. Qiprioti mbahet si një arbitër i rreptë, pasi ka një mesatare prej 5 kartonësh të verdhë në ndeshje.

Swiss Digital Mobile Reklama

Lajmin e ka bërë të ditur edhe faqja zyrtare e klubit verilindor në profilin e “Facebook”.

Ndeshja do të luhet me datë 12 korrik në orën 19:00.Skuadra e Gjokës gjithashtu do të luajë sot miqësoren e fundit testuese para mbylljes së fazës përgatitore në kuadër të Ligës së Kampionëve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?