Liga Profesioniste: Nuk ka përgjigje nga kryeministri, të hënën vendosim!
Të hënën me shumë mundësi do të merret në vendim për rifillimin e futbollit në vendin tonë. Presidenti i FSHF, Armand Duka së fundmi konfirmoi se kishte pasur një takim me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, ku ishte folur pikërisht për kampionatin e futbollit.
Megjithatë në një deklaratë të bërë së fundmi, Liga Profesioniste e futbollit bën me dije se ende nuk kanë marrë një përgjigje zyrtare nga qeveria apo kryeministri.
Njoftimi i Ligës:
Liga Profesioniste e Futbollit bën të ditur se akoma nuk ka një përgjigje zyrtare nga ana e Qeverisë për kërkesat e saj dërguar Kryeministrit.
Në këto kushte, Liga do të mblidhet sërish ditën e hënë datë 26.10.2020 ora 11:00 në ambientet e Stadiumit “Air Albania” për të diskutuar dhe vendosur mbi hapat e mëtejshme.
Liga Profesioniste e Futbollit
Tiranë më 25 Tetor 2020
KOHA JONË SONDAZH

