Lionel Messi gati! Valverde mendohet dhe …

Vetëm dy javë pas dëmtimit të rëndë kundër Sevillas, Lionel Messi mund të kthehet në aksion në mesjavë kundër Interit në Ligën e Kampionëve.

Rekuperimi i tij po zhvillohet në një ritëm shumë të mirë dhe nëse ai nuk luan kundër italianëve, do të jetë i gatshëm për ndeshjen e La Liga kundër Real Betis. Ajo që është e sigurt është se Messi do të udhëtojë këtë të hënë me pjesën tjetër të ekipit në qytetin italian. Skenari më i mundshëm është se Ernesto Valverde ta grumbullojë “pleshtin” ndërsa më pas të mos e aktivizojë, duke e ulur në pankinë ose në tribunat e “Guisseppe Meaza”.

Pavarësisht rëndësisë së përplasjes kundër Interit, Barcelona do të hyjë në ndeshjen e së martës me një situatë që u lejon atyre të mos rrezikojnë asgjë. Tre fitore nga tre ndeshjet e para në grup i kanë dhënë katalanasve hapësirë për frymëmarrje dhe Valverde do të jetë ai që do të marrë vendimin pas bisedës me lojtarin dhe shërbimit mjekësore.

Swiss Digital Desktop Reklama

Trajneri e di se Leo dëshiron të luajë çdo ndeshje, por Valverde nuk ka qenë kurrë i prirur për të marrë rreziqe të panevojshme.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?