Live/ Skënderbeu shënon për korçarët përballë Young Boys (Video)
Skënderbeu po luan ndeshjen e fundit në fazën e grupeve të “Europa League” kundër Young Boys dhe të fundit në këtë kompeticion pasi pavarësisht çdo rezultati korçarët nuk i kanë pikët e duhura për të vazhduar më tej.
Edhe pse në dukje është një përballje jo me interesin që jemi mësuar gjithmonë kjo nuk është e vërtetë pasi prestigji i një fitoreje në fushë kundërshtare dhe përfitimi në rast triumfi është shumë i madh.
Trajneri Ilir Daja është i detyruar të luajë pa një sulmues të mirëfilltë pasi Xhejms mungon për shkak të mos pajisjes në kohë me vizë dhe dy sulmuesit e tjerë, Soëe dhe Nespor, janë të padispunueshëm.
Minutë pas Minute
52′ Enis Gavazaj zhbllokon shifrat në Bernë, Skënderbeu në avantazh. Por nuk ka vonuar dhe ka barazuar Young Boys
46′ Nis pjesa e dytë
45+2′ Mbyllet pjesa e parë me shifrat e bardha 0-0
46’ Ngamaleu ka një rast shumë të mirë, teksa futet në zonë i pashqetësuar nga mbrojtja e Skënderbeut, por e largon shumë topin nga këmbët, dhe mbyllet.
45’ 2 minuta shtesë në pjesën e parë.
32′ Godet Shik nga goditja e dënimit, por Shehi pozicional pret.
31’ Ndërhyrje e gabuar nga Aliti në hyrje të zonës. Karton i verdhë edhe për mbrojtësin e Skënderbeut.
25’ Goditja e parë për korçarët, nga Mici, por shumë larg kuadratit.
22’ Sfidë e kujdesshme nga të dyja ekipet deri tani. Skënderbeu dhe Jang Bojs nuk rrezikojnë.
16’ Sahiti kalon bukur në krahun e djathtë, por Jos e ndalon në mënyrë jo të rregull. Ky i fundit ndëshkohet edhe me të verdhë.
4′ Kartoni i parë i verdhë për zviceranët, Ngamaleu.
1′ Nis takimi në Zvicër, Bern
Formacionet Zyrtare
Young Boys: Marco Wölfli (GK), Marco Bürki, Nicolas Moumi Ngamaleu, Jean-Pierre Nsame, Thorsten Schick, Michel Aebischer, Gregory Wüthrich , Pedro Teixeira, Sven Joss, Kevin Mbabu, Guillaume Hoarau (C)
Skënderbeu: Orges Shehi (GK)(C), Gledi Mici, Bajram Jashanica, Fidan Aliti, Enis Gavazaj, Bakary Nimaga, Gjergji Muzaka, Beneyam, Suad Sahiti, Kristi Vangjeli, Sabien Lilaj

Gjyqtar: Lee Evans (Uells)
Asistent: Philip Thomas (UelLs), Ian Bird (Uells)
Gjyqtar i katërt: Daniel Beckett (Uells)
KOHA JONË SONDAZH

