FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Liverpool fiton me “poker” ndaj Cardiff-it, Shaqiri shënon super gol (VIDEO)

Liverpooli dhuron spektakël në Premier League. Skuadra e Jurgen Klopp ka shkatërruar 4-1 Cardiff-in në duelin e vlefshëm për javën e 10-të, duke marrë përkohësisht kreun e renditjes.

Mohamed Salah konfirmoi formën e shkëlqyer që po kalon duke kaluar në avantazh skuadrën e tij në minutën e 10-të. Në fraksionin e dytë, Sadio Mane shënoi golin e dytë për ekipin e Klopp pas një këmbëngulje në zonë. Miqtë reaguan me Peterson, por Liverpooli reagoi menjëherë me Shaqirin. Sulmuesi me origjinë shqiptare shënoi një gol të bukur pas një kombinimi fantastik me Shaqirin. 3 minuta më pas kishte kohë edhe për një tjetër gol të Sadio Mane, i cili mori një asist nga Salah, duke shënuar golin e katërt në këtë sezon.

Në duelet e tjera spikat fitorja e Bournemoouth ndaj Fulham në shifrat 0-3. /Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama


Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?