FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Liverpooli bën gati rinovimin për lojtarin e golave të rëndë

Divock Origi nga një futbollist i panevojshëm, është kthyer në një elementë vendimtar. 24-vjeçari belg nuk ka zhvilluar një sezon të mirë, por me ndikimin që pati në golin e tretë atë të fitores në transfertën ndaj Neëcastle dhe mbi të gjitha me dy golat që realizoi në triumfin historik me shifrat 4-0 ndaj Barcelonës në gjysmëfinalen e kthimit në Champions.

Origi është shndërruar në një lojtar të rëndësishëm, pasi në mungesë të Salah dhe Firminos mori për dore skuadrën duke e udhëhequr drejt finales së Championsit.

Nëse para 1 muaji shikohej si i larguar nga “The Reds”, tashmë drejtuesit e Liverpoolit kanë nisur bisedimet me sulmuesin 24-vjeçar për të rinovuar kontratën që i skadon në verën e vitit 2020.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?