Liverpooli fiton me përmbysje ndaj Sheffield, Jota nderon Klopp-in (VIDEO)

Liverpooli mbrëmjen e sotme mori një fitore 2-1 me përmbysje ndaj Sheffield United në “Anfield”. Ndeshja nuk nisi aspak mirë, pasi në minutën e 13-të miqtë fituan një 11-metërsh falë ndihmës së VAR-it, të cilin e shndërroi në gol Berge.

Pas shumë përpjekjesh “The Reds” mundën të kthenin baraspeshën me Firminhon në fundin e pjesës së parë, i cili e pati të thjeshtë të shtynte drejt rrjetës topin e kthyer nga portieri pas tentativës së Manesë me kokë.

Liverpooli do të arrinte edhe golin e avantazhit në fraksionin e dytë, pasi në minutën e 64-t Jota shfrytëzoi krosimin e Mane-së për golin e fitores.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?