Liverpooli fiton me përmbysje ndaj West Ham, vendos sërish Diogo Jota (VIDEO)

Diogo Jota është sërish heroi i Liverpoolit. Skuadra e Klopp triumfoi 2-1 me përmbysje në transfertën ndaj West Ham. “The Reds” u befasuan që në start, teksa në minutën e 10-të, miqtë arritën që të gjejnë rrugën e rrjetë me Fornals, që shfrytëzon më së miri një top në hyrje të zonës.

3 minuta nga fundi i fraksionit të parë, Salah fitoi një penallti që do ta kthente po vetë në gol. Më pas në pjesën e dytë protagonist si gjithmonë bëhet Diogo Jota, i cili shënon dy herë, por në njërin rast goli i anulohet nga arbitri.

Një ndeshje shumë e mirë edhe për Shaqirin, i cili shërbeu asistin për golin e dytë. Liverpooli mban kryesimin me 16 pikë, 3 më shumë se Everton. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?