FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Liverpooli mund Cardiff dhe rrëmben kreun, Arsenali mundet nga Palace (VIDEO)

Liverpooli nuk ka ndërmend të heq dorë në luftën për titullin kampion, teksa sot ka fituar pastër 2-0 ndaj Cardiff. Skuadra e Jurgen Klopp merr përkohësisht kreun e renditjes me 88 pikë, dy më shumë se City, por me një takim më shumë të luajtur se rivalët e tyre.

Pas një pjese të parë të vështirë, ku rastet për shënim ishin të pakta për të kuqë, fillimin e fraksionit të dytë do të arrinin që të gjenin rrugën e rrjetës. Në minutën e 56-të, Arnold jep një pasim fantastik në zonë për Wijnaldum, i cili lëshoi një goditje “bombë”, që nuk mund të ndalej këtë herë nga portieri Etheridge.10 minuta nga fundi i kohës së rregullt, Salah fitoi penallti pasi u pengua në zonë nga mbrojtësi Morrison. Nga pika e bardhë shkoi kapiteni Milner, i cili nuk do të gabonte.

(function(d, s, id) { var js, fjs = d.getElementsByTagName(s)[0]; if (d.getElementById(id)) return; js = d.createElement(s); js.id = id; js.src = ‘https://www.scorebat.com/embed/embed.js?v=m2to’; fjs.parentNode.insertBefore(js, fjs); }(document, ‘script’, ‘scorebat-jssdk’));

Swiss Digital Desktop Reklama

Arsenali në ndeshjen tjetër pësoi një humbje shokuese 2-3 ndaj Crystal Palace. Benteke zhbllokoi ndeshjen në minutën e 17-të, por Ozil do t’i kundërpërgjigjej në fillimin e pjesës së dytë me Ozil. Zaha dhe McArthur shënuan sërish për miqtë, ndërkohë që goli i Aubameyang nuk do të mjaftonte për ekipin e Unay Emery qoftë për të marrë një pikë. Arsenali ruan vendin e katërt me 66 pikë, po aq sa edhe Chelsea. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Mobile Reklama

(function(d, s, id) { var js, fjs = d.getElementsByTagName(s)[0]; if (d.getElementById(id)) return; js = d.createElement(s); js.id = id; js.src = ‘https://www.scorebat.com/embed/embed.js?v=m2to’; fjs.parentNode.insertBefore(js, fjs); }(document, ‘script’, ‘scorebat-jssdk’));

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?