FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Liverpooli nis negociatat me Realin, kërkon t’i marrë Alonso-n

E ardhmja e Arne Slot te Liverpool duket gjithnjë e më shumë në dyshim pas një sezoni zhgënjyes, ndërsa drejtuesit e klubit anglez kanë nisur të studiojnë alternativa për pankinën.

Sipas raportimeve të mediave spanjolle, “The Reds” kanë kontaktuar ditët e fundit me Real Madrid për të marrë informacione mbi Xabi Alonso, i cili u largua disa muaj më parë nga drejtimi i ekipit për t’i hapur rrugë Álvaro Arbeloa.

Burimet bëjnë me dije se nuk bëhet fjalë ende për negociata konkrete, por për një interesim fillestar nga ana e Liverpoolit. Drejtuesit anglezë kanë kërkuar detaje mbi punën e trajnerit spanjoll në Valdebebas dhe profilin e tij si teknik.

Swiss Digital Desktop Reklama

Megjithatë, raporti thekson se emri i Xabi Alonsos nuk i ka bindur plotësisht drejtuesit e Liverpoolit, të cilët po analizojnë me kujdes opsionet për të ardhmen e stolit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?