Liverpooli turpërohet në Beograd, Brugge shkatërron Monacon
Kanë përfunduar dy takimet e para të mbrëmjes së sotme të Ligës së Kampionëve, të cilat kanë prodhuar befasi të mëdha.
Liverpool-i u mposht me rezultatin 2-0 nga ana e vendasve, që shënuan dy gola të shpejtë me Pavkov në minutat e 22 dhe 29, duke marrë kontrollin e lojës dhe duke menaxhuar me perfeksion këtë avantazh të dyfishtë.
Nga ana tjetër, Liverpool krijoi shumë raste, por nuk arriti të ndryshojë rrjedhën e ndeshjes dhe me këtë humbje ka vënë seriozisht në pikëpyetje, kalimin e grupeve, pasi tashmë duhet të garojë me Napolin e PSG-në, që e kanë ende edhe në ndeshje ndaj serbëve.
Monaco është mposhtur me rezultatin e thellë 0-4 nga belgët e Club Brugge, në sfidën e luajtur në stadiumin “Louiss II”, të principatës franceze.
KOHA JONË SONDAZH

