Lloris: Kemi një shans të madh për të hyrë në histori, Belgjika e fortë

Kapiteni i Francës, Hugo Lloris ka folur në konferencën para gjysmëfinales ndaj Belgjikës, duke e cilësuar si një moment ku ai dhe shokët e tij mund të bëjnë historinë. “Kjo ndeshje është një mundësi e madhe për ne për të bërë historinë. Kemi një skuadër të madhe, me një kombinim perfekt të të rinjve dhe futbollistëve me përvojë”, tha portieri Tottenhamit. Lloris, i cili ka pësuar katër gola deri më tani gjatë turneut, rikujtoi se Franca do të duhet të japë më të mirën e saj për të siguruar një vend në finale.
“Duhet të japim më të mirën e Francës. Ndaj Belgjikës do të përpiqemi shumë për shkak se janë shumë të rrezikshëm në sulm, dhe mbrohen shumë mirë. Futbollistët e tyre janë të shpejtë dhe cinik. Duhet të jemi të përqendrohemi, “tha portieri francez, i cili është shfaqur optimist për ndeshjen që do të luhet në Shën Petersburg.
“Ekipi ynë është i fortë, pasi jemi përgjigjur mjaft mirë çdo situate. Ne nuk i njohim kufijtë tanë dhe kjo na bën të fuqishëm”, shtoi kapiteni francez, i cili pranoi se dueli kundër Belgjikës do të jetë i veçantë për disa arsye. “Do të jetë një duel mes dy vendeve fqinjëve. Do të përballem me futbollistë të cilët i njoh shumë mirë, pasi disa prej tyre i kam te Totenham … Vertonghen, Dembele, Alderweireld”.
Kapiteni i Francës gjithashtu theksoi “besimin” që shoqëron “djajtë e kuq” sidomos pas përmbysjes kundër Japonisë, kur ishin pranë eliminimit. “Ata fituan besim, në një ndeshje të çmendur, dhe më pas mundën edhe favoritin më të madh, Brazilin. Do të vijnë në këtë ndeshje me shumë besim, or do të kenë përballë një rival të madh si Franca”, ka thënë Lloris. /Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

