FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Lojërat Olimpike, atletët Luiza Gega dhe Franko Burraj mungojnë në ceremoninë hapëse të ”Paris 2024”

Skuadra Olimpike e Shqipërisë mbërriti dje në Paris, për Lojërat Olimpike. Edhe pse skuadra kuqezi do të jetë e përbërë nga tetë sportistë, në Fshatin Olimpik janë vetëm gjashtë prej tyre. Kjo për faktin se dy atletët Luiza Gega dhe Franko Burraj nuk udhëtuan me ekipin.

Dyshja do paraqiten në Paris më 29 korrik, duke qenë se kalendari i garave të tyre është pas kësaj date. Veç saj, ata nuk do jenë në ceremoninë hapëse të premte (19:30), teksa Luiza Gega ishte flamur-mbajtëse, ndërsa në vendin e saj është përzgjedhur notarja Kaltra Meça. Nga 26 korriku deri më 11 gusht vëmendja e sportit do jetë në Paris, teksa kuqezinjtë do përfaqësohen me tetë sportistë.

Katër janë sportistë të kualifikuar në këtë turne, me shpresën e madhe që është te atletika dhe mundja. Atletja Luiza Gega do të garojë në 3000 m me pengesa, ndërkohë mundësit e stilit të lirë Zelimkhan Abakarov (pesha 57 kg), Islam Dudaev (pesha deri në 65 kg) dhe Chermen Valiev (pesha 74 kg) kanë pritshmëri. 4 sportistë të tjerë e kanë siguruar pjesëmarrjen me ftesa. Ato janë Franko Burraj në atletikë 100 m, Manjola Konini në qitje, në disiplinat 25 m pistol dhe 10 m air pistol, si edhe notarët Kaltra Meça 200 m stil i lirë dhe Grisi Konxhaku 100 m stil i lirë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?