Lopetegi: Nuk dorëhiqem, nuk jam unë përgjegjësi

Trajneri i Real Madrid, Zhulen Lopetegi, nuk ka ndër mend të japë dorëheqjen. Këtë ai e konfirmoi edhe sot në konferencën për shtyp pas ndeshjes së humbur kundër Barcelonës, ku përsëriti se pret me qetësi vendimin e klubit, por edhe se ka bindjen se mund të kthejë fatin e sezonit.

“Një humbje është gjithmonë e vështirë, aq më shumë në shtëpinë e Barcelonës. Por kishim raste të pastra për të barazuar ndeshjen e për të ndryshuar fatin e saj. Në pjesën e parë kundërshtarët ishin më të mirë, por nuk ishte një pjesë loje që duhej mbyllur 2-0. Në pjesën e dytë krijuam raste dhe goditëm shtyllën. Nuk eci si duhej dhe në fund të ndeshjes erdhën dëmtime. Goli i tretë na i shoi shpresat dhe rezultati përfundimtar është i ekzagjeruar.

Kjo është një skuadër me probleme, por rezultati përfundimtar nuk reflekton realitetin e ndeshjes. Jam i trishtuar, si të gjithë në dhomat e zhveshjeve, por kam forca për të reaguar. Jam trajneri, jemi në tetor, është një goditje e rëndë, por kam forcë. Situata mund të përmbyset, pasi ka kohë dhe ne kemi cilësi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Na kanë prishur punë dëmtimet, ka lojtarë të tjerë, të cilët tani po vijnë në formë. Unë kam forcë për të drejtuar ekipin, për këtë nuk kam asnjë dyshim. Nëse nuk kam dhënë dorëheqjen deri tani, atëherë mos e prisni. Unë thjesht dua të rris moralin e lojtarëve të mi. Edhe një herë nuk kemi marrë atë që meritonim. Kam besim te ky ekip e këta lojtarë. Në fund nuk jam unë që marr vendimet. Kam shpjeguar atë që mendoj dhe besimin që kam në këtë ekip. Pjesa tjetër nuk është përgjegjësia ime”,-tha Lopetegi para mediave.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?