Lopetegui reagon për herë të parë pas shkarkimit: Faleminderit tifozëve dhe lojtarëve

Julen Lopetegui ka falënderuar tifozët e Real Madridit, pas shkarkimit të tij si trajner, të hënën. 52-vjeçari u shkarkua zyrtarisht pas humbjes shokuese në “El Clasico” 5-1 ndaj Barcelonës.

“Pas vendimit të Bordit të Drejtorëve të Real Madridit, dua të falënderoj klubin për mundësinë që më kanë dhënë. Faleminderit lojtarëve për përpjekjet e tyre dhe punën, respekt për secilin dhe çdonjërin nga punonjësit e klubit, për trajtimin e tyre të mirë gjatë kësaj kohe. Dhe, natyrisht, mirënjohja ime shkon për tifozët, për mbështetjen e tyre. U dërgoj atyre urimet e mia më të mira për pjesën tjetër të sezonit”, deklaroi Lopetegui në një dalje për medait.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?