Lopetegui: Shpresoj të mos vdes pas El Clasicos
Trajneri i Real Madridit, Julen Lopetegui ka folur para El Clasico-s së shumëpritur që do të luhet nesër në Camp Nou, ka dalë para mediave në një gjendje të zymtë dhe ka thënë se shpreson që të vazhdojë të marrë frymë pas ndeshjes Barcelona-Real.
“Shpresoj të vazhdoj të marrë frymë, por nuk mendoj se do të vdes. Secili ka 100% energji dhe ky 100% im do të jetë për të ndihmuar ekipin të bëjë një lojë të mirë.
Mungesa e Messit? Do të fokusohemi në lojë duke menduar veten tonë, për të maksimizuar aftësitë tona. Dhe kur të luajmë në mbrojtje të mbrojmë mirë. S’ka rëndësi nëse një lojtar është apo jo, atje do të jetë një skuadër e mirë përballë nesh dhe të tillë do të jemi edhe ne.
Besimi i klubit? Ata besojnë te unë dhe unë tek ata. E vetmja gjë që duhet bërë është të vërtetojmë se punojmë mirë dhe shumë, si edhe të kënaqim tifozët. Ne jemi gati të luajmë një ndeshje të mirë.”
Ndeshja Barcelona-Real është e pakrahasueshme. Në nivel futbolli, është ndeshja me pritshmëritë më të larta dhe niveli që unë kam trajnuar. E rëndësishme për çdo trajner”, deklaroi Lopetegui.
KOHA JONË SONDAZH

