Luajti për herë të parë titullar me Rangers, Grezda: E shijova, këtu ka shumë agresivitet

Eros Grezda luajti sot për herë të parë nga minuta e parë në ndeshjen që Rangers luajti ndaj St Mirren.

Futbollisti i Kombëtares shqiptare luajti për 55 minuta dhe për do të ishte një ditë shumë e mirë nëse shtylla nuk do t’i kishte mohuar golin. Në një intervistë të dhënë pas ndeshjes për mediat skoceze, ai u shpreh i lumtur.

”E shijova që luajta me ekipin. Ishte pak e vështirë për shkak të shiut dhe erës së fortë, por në fund ishte shumë e rëndësishme që morëm tre pikët. Kundërshtarët u mbrojtën mirë, por pas goli të parë loja u bë më e lehtë. Ishte një pjesë e parë e vështirë, edhe e dyta gjithashtu.

Swiss Digital Desktop Reklama

Duhet të gjenim shumë hapësira dhe arritëm ta bënim. Midis futbollit në Kroaci dhe këtij në Skoci ka disa ndryshime. Në Kroaci luhej më shumë teknikisht ndërsa këtu ka më shumë agresivitet dhe shpejtësi. Skocia është më mirë për mua”, deklaroi Grezda.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?