FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Luan zëvendësues te Anglia, por është futbollisti më i shpejtë në Kupën e Botës

Të gjithë mund të mendoni se Kylian Mbappe është futbollisti më i shpejt në Kupën e Botës në “Rusi 2018”, por sipas mediave ndërkombëtare nuk është kështu. Lojtari më i shpejt është futbollisti i Anglisë, Marcus Rashford, i cili i ka nisur 4 nga 5 ndeshjet e deritanishme nga stoli.

Ylli i Manchester United të vendosë rekordin e futbollistit më të shpejtë të kombëtares angleze në Botëror, duke vrapuar me shpejtësinë 33.77 km/orë. Këtë gjë e ka bërë në vetëm 5 minuta lojë që sulmuesi i “3 luanëve” u aktivizua në ndeshjen çerekfinale ndaj Suedisë.

Rashford hyri në fushë në minutën e fundit, duke zëvendësuar Sterling, por ka mjaftuar një sprint i fuqishëm në minutat shtesë që të regjistrojë rekordin e lojtarit më të shpejtë në “Rusi 2018”.

Swiss Digital Desktop Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?