Luis Enrique fton lojtarët për të festuar ditëlindjen e 56-të, por vetë nuk shkon

Soccer Football - UEFA Champions League - Semi Final - Second Leg - Bayern Munich v Paris St Germain - Allianz Arena, Munich, Germany - May 6, 2026 Paris St Germain's Vitinha, Nuno Mendes and coach Luis Enrique celebrate after reaching the UEFA Champions League final REUTERS/Angelika Warmuth

Lojtarët e PSG-së kanë vazhduar festimet edhe një natë më shumë pas kualifikimit historik në finalen e Champions League. Sipas raportimeve të Le Parisien, skuadra parisiene është mbledhur mbrëmjen e djeshme në restorantin luksoz “Prunier”, pranë Harkut të Triumfit në Paris, për të festuar suksesin ndaj Bayern Munich.

Barazimi në Gjermani i siguroi PSG-së finalen e dytë radhazi në kompeticionin më prestigjioz europian për klube. Darka ishte organizuar me ftesë të trajnerit Luis Enrique, në kuadër të 56-vjetorit të tij të lindjes.

Megjithatë, tekniku spanjoll nuk mori pjesë në mbrëmje. Ai preferoi t’i linte futbollistët të shijonin suksesin mes tyre në një nga adresat më të njohura të gastronomisë franceze, e famshme sidomos për kavjarin. Kështu, kapiteni Marquinhos dhe pjesa tjetër e ekipit festuan ditëlindjen e trajnerit pa praninë e tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

Që prej mbërritjes në Paris në vitin 2023, Luis Enrique ka nisur një revolucion të vërtetë te PSG-ja. Klubi ka ndryshuar filozofinë e ndërtimit të skuadrës, duke u larguar nga modeli i mbështetur te superyllët dhe emrat e mëdhenj, për t’u fokusuar te një grup i ri, solid dhe me shumë cilësi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nën drejtimin e tij, PSG ka arritur tri gjysmëfinale radhazi në Champions League, ndërsa kulmi erdhi sezonin e kaluar me triumfin historik ndaj Inter Milan, që i dha klubit trofeun e parë europian.

Tashmë parizienët synojnë të shkruajnë sërish histori më 30 maj, kur do të përballen me Arsenal në finalen e madhe që do të zhvillohet në Budapest.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?