Luis Enrique para finales së Champions: Nuk më kujtohet fitorja me Interin, tani mendojmë vetëm për trofeun

Soccer Football - Ligue 1 - RC Lens v Paris St Germain - Stade Bollaert-Delelis, Lens, France - May 13, 2026 Paris St Germain coach Luis Enrique reacts REUTERS/Benoit Tessier

Më 30 maj në Budapest, PSG do të përballet me Arsenalin në finalen e Champions League, vetëm një vit pasi parizienët triumfuan me rezultatin e thellë 5-0 ndaj Interit në Mynih. Megjithatë, trajneri Luis Enrique ka bërë të qartë se nuk dëshiron të kthejë kokën pas te suksesi i sezonit të kaluar.

“Nuk mbaj mend asgjë. Nëse mendon për të kaluarën, shpërqendrohesh”, deklaroi tekniku spanjoll gjatë konferencës për shtyp, duke treguar fokusin maksimal te finalja e ardhshme.

Luis Enrique foli edhe për përgatitjet e skuadrës para ndeshjes më të rëndësishme të sezonit. Sipas tij, fakti që PSG nuk do të luajë finalen e Kupës së Francës u jep më shumë kohë për të punuar në aspektin taktik dhe fizik.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Gjëja e parë është të përshtatemi me kalendarin. Nuk do të luajmë finalen e Kupës së Francës, ndaj do të kemi më shumë kohë për stërvitje taktike dhe për të diskutuar mbi mbrojtjen dhe sulmin. Objektivi është që lojtarët të mbërrijnë në gjendjen më të mirë të mundshme. Në një finale është e pamundur të përcaktosh favorit”, u shpreh ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

Trajneri iberik theksoi gjithashtu rëndësinë e përgatitjes mendore dhe përqendrimit maksimal, duke nënvizuar se finalet vendosen nga detajet më të vogla.

“Finalja e parë ishte e pabesueshme dhe e paharrueshme, por tashmë është histori. Finalja e dytë është më e rëndësishmja. Për të thënë të vërtetën, ende nuk kemi folur për finalen. Mënyra më e mirë për t’u përgatitur është të luajmë me intensitet në ndeshjen e radhës. Finalja do të vendoset nga detaje të vogla, ashtu si ndaj Liverpoolit apo Bayern Munich. Nuk duhet të harrojmë sa me fat jemi që luajmë në një finale të Champions League”, përfundoi Luis Enrique.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi sot: Edi Rama apo Sali Berisha?