Luis Enrique ngacmon Fabian Ruiz për Topin e Artë: Ka fituar gjithçka!

Paris Saint-Germain po përgatitet për finalen e Superkupës së Evropës, ndërsa atmosfera në kampin parisien duket mjaft pozitive pas rikthimit të Fabian Ruiz në stërvitje.

Mesfushori spanjoll u rikthye dje në kryeqytetin francez pas pushimeve, pas triumfit me Spanjën në Kupën e Botës. Rikthimi i tij u prit ngrohtësisht nga shokët e skuadrës dhe nga trajneri Luis Enrique, i cili prej kohësh e konsideron Ruiz një nga lojtarët kryesorë të projektit të tij te PSG.

Gjatë seancës stërvitore në prag të finales së Superkupës së Evropës ndaj Aston Villas, trajneri spanjoll ka shkëmbyer batuta me bashkëkombësin e tij, duke e ngacmuar për mundësinë që të fitojë Topin e Artë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas Foot Mercato, Luis Enrique i është drejtuar mesfushorit me një frazë ironike: “Fabian ka fituar Kupën e Botës, Evropianin dy vite më parë, Champions League dy vite radhazi, Nations League dhe Topin e Artë.”

Swiss Digital Mobile Reklama

Një batutë që tregon edhe vlerësimin e madh që Luis Enrique ka për 30-vjeçarin, i cili është shndërruar në një prej pikave kyçe të Paris Saint-Germain.

Me paraqitjet e tij në nivel klubi dhe kombëtareje, Fabian Ruiz ka qenë pjesë e një periudhe jashtëzakonisht të suksesshme, ndërsa tashmë synon të vazhdojë me trofe të tjerë edhe me fanellën e PSG-së.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?