Luis Suarez zbulon gjithçka: Ja dy blerjet e bujshme të Barcelonës

Luis Suarez mbështet Barcelonën që në verën e ardhshme klubi katalanas të nënshkruajë me Antoine Griezmann dhe Philippe Coutinhon.

Në një intervistë për “Rac1”, sulmuesi uruguaian nuk i kurseu elozhet për dyshen që Barcelona po tenton ta afrojë në ‘Camp Nou”, shkruan “Football- espana”, raporton SYRI.net.

“Barcelona gjithmonë dëshiron të nënshkruajë lojtarët më të mirë. Të dy Griezmann dhe Coutinho janë në atë nivel që të bëhen pjesë e Barcelonës, ata janë lojtarë të elitës dhe kanë karriera të gjata. Griezmann duhet të luajë krahas një numri nëntë dhe ky është një sistem që do të punonte këtu, ai do të sillte shumë në ekip dhe do të ishte një pasuri e madhe për ne dhe për trajnerin tonë”, tha Suarez.

Swiss Digital Desktop Reklama

Javën e kaluar, e përditshmja katalanase “El Mundo Deportivo” sugjeroi se Barcelona kishte zhvilluar një takim me Griezmann.

Swiss Digital Mobile Reklama

Image

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?