FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Luiza Gega kualifikohet për në finalen e 3000 metrave me pengesa në Evropianin e Mynihut

Luiza Gega kualifikohet në finale të garës së 3000 metrave me pengesa në Evropianin e Atletikës që po zhvillohet në Mynih. Atletja shqiptare garoi në baterinë e parë duke e kaluar e para vijën e finishit me kohën 9’30”93.

Një garë e dominuar nga 33-vjeçarja (në baterinë e parë), e cila fillimisht qëndroi me grupin, për të nisur shkëputjen në pjesën e dytë, duke mos pasur rivale.

Atletja shqiptare, e renditur e pesta në botë në këtë disiplinë një muaj më parë në botëror, konsiderohet favorite për medalje në finalen që do të zhvillohet më 20 gushtit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?