Lukaku mund i vetëm Udinesen, Interi rimerr vendin e dytë (VIDEO)

Interi mban hapin e Juventusit dhe Lazios, duke u rikthyer te fitoret në kampionat. Zikaltrit fituan 2-0 ndaj Udineses, teksa do të vuanin jo pak mungesat e shumta në formacion.

Pas një pjese të parë të dobët pa raste shënimi, skuadra e Contes arrin të gjejë golin në fraksionin e dytë. Romelu Lukaku realizoi në minutën e 64-t, teksa shfrytëzoi më së miri një pasim në zonë.

Në minutën e71-të, Sanchez fitoi një penallti, që do të kthehej sërish në gol nga bomberi belg. Kjo fitore e ngjit Interin në vendin e dytë me 3 pikë më pak se Juventusi. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?