FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Malota: Finalen e madhe e kemi me Kukësin, fitorja për Erjon Braçen

“Ishte një fitore e vuajtur, por me shumë vlera. Të gjitha ndeshjet i kemi si finale dhe nuk shikojmë se kë kemi përballë, pasi ndaj të gjithëve duhet të fitojmë që të dalim kampion. Në këtë moment nuk ka shumë rëndësi loja, por pikët, të cilat vlejnë shumë. Mendoj se me këtë fitore e kemi nxjerrë disi jashtë loje Skënderbeun dhe finalen e madhe e kemi me Kukësin. Por nuk mendojmë që tani për Kukësin, pasi na presin edhe katër ndeshje të tjera, që duhen kaluar me sukses”, u shpreh pas ndeshjes për “Panorama Sport” mbrojtësi Renato Malota.

Frika e pësimit të golit
“Në pjesën e dytë, gjatë gjithë kohës ne luajtëm prapa. Kundërshtari nuk kishte çfarë të humbiste dhe sulmonte me katër veta. Në këto kushte ishim të detyruar të luanim prapa. Në disa momente na vunë në rrezik, por edhe fati ishte me ne në këtë takim. Ne si mbrojtje kemi besim te njëri-tjetri dhe kjo është pozitive duke e mbajtur të paprekur portën”, vijoi më tej mbrojtësi i të kuqve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Fitoren Malota ia dedikoi presidentit dhe një tifozi special. “Kjo fitore pa dyshim shkon për presidentin që e ka speciale ndeshjen me Korçën, por edhe për deputetin Erjon Braçe që është tifoz i Partizanit dhe që dje kishte ditëlindjen.”/panoramasport

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?