Manaj resgjitrohet në ekipin e parë të Barcelonës falë … Pique
Rey Manaj me skuadrën e parë të Barcelonës. Ishte vetë klubi blaugrana që nëpërmjet një komunikimi në llogarinë e tij zyrtare në rrjetet sociale, bëri të ditur se Memphis Deepay, Eric Garcia dhe Rey Manaj janë federuar në listën e lojtarëve për La Ligan.
Një arritje vërtet e madhe kjo për sulmuesin lushnjar, i cili nga janari i 2020 ishte pjesë e Barcelonës B dhe këtë verë ju dha shansi për të luajtur disa miqësore me skuadrën e parë të blaugranave. Një mundësi e shfrytëzuar më së miri nga Manaj, që bëri atë që i kërkohet një bomberi, golat ku në muajin korrik shënoi 3 herën para syve të Koeman dhe Presidetit Laporta në testin me Gimnastik Tarragona, ndërsa më pas gjeti rrjetën edhe në suksesin 3-1 ndaj Girona-s.
Në vështirësi serioze për te federuar lojtarë pasi i duhet të ulë zërin e pagave, federimi i Manajt dhe dy afrimeve të verës, është mundur të realizohet pikërisht në sajë të një sakrifice të Gerard Pique, i cili ka pranuar një ulje të ndjeshme të pagës së tij, në mënyrë që klubi të ketë mundësi të kryejë regjistrimet e lojtarëve.
KOHA JONË SONDAZH

