FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Mançester Siti nuk ndalet as në “Fa Cup”, fitore me “poker” ndaj Bërnleit (VIDEO)

Mançester Siti kalon pa probleme sfidën e 1/32-ve të “Fa Cup”, teksa ka fituar me rezultatin 4-1 ndaj ekipit të Bërnleit. Miqtë kaluar të parët në mënyrë surprizuese në avantazh me Barnes në minutën e 25, ndërkohë që avantazhi i tyre do të zgjaste vetëm në pjesën e parë.

Serxhio Aguero ishte vendimtar në këtë ndeshje me dy gola të shënuar në vetëm dy minuta në pjesën e dytë në minutën e 56 dhe 58.

Leroi Sane dhe Bernardo Silva shënuan dy golat e tjerë për “qytetarët”, duke siguruar kalimin për në fazën tjetër të këtij eventi në Angli. Pep Guardiola këtë sezon kërkon që të fitojë çdo trofe të mundshëm. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?