FIFA World Cup 2026™ 11 Korrik - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Manchester City i falet Walker në sfidën ndaj Sheffield United (VIDEO)

Manchester City u rikthyer në rrugën e fitoreve në kampionat, pasi mundi me vështirësi 0-1 Sheffield United. Në “Bramall Lane” të Sheffield, sfida u vendos nga goli i një ish-i si Kyle Walker, i cili shënoi më nje goditje të bukur në hyrje të zonë në minutën e 28-të, por nuk e festoi sepse ka luajtur me ta.

30-vjeçar është rritur pikërisht te Sheffield United, me të cilën për herë të fundit është aktivizuar në 2010-ën, ndërsa sot festoi me gol ndeshjen e tij të 100-ë në Premier League me fanellën e Manchester City-t.

Sheffield kërcënoi vetëm në 15 minutat e fundit të ndeshjes, por pa arritur të dërgojë topin në rrjetën e Ederson.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?