Manchester City i pamëshirshëm, fitore tenistike ndaj Southampton (VIDEO)

Manchester City vijon rrugëtimin perfekt në kampionat, duke fituar me lehtësi 5-1 ndaj Southamptonit. Ndeshja nisi mjaft mirë për ekipin e Guardiolës që kaloi në avantazh që në minutën e 6-të me një autogol të Hoedt.

6 minuta më pas Sergio Aguero shënoi golin e dytë. Ndërkohë që David Silva dhe Sterling bën të pavlefshëm golin e Ings nga pika e bardhë për miqtë.

Në fillimin e pjesës së dytë Sterling shënoi një tjetër gol, ndërkohë që Sane mbylli gjithçka duke shënuar golin e 6-të në minutën e parë shtesë. City ruan kryesimin në kuotën e 29 pikëve pas 11 javësh, me vetëm dy barazime dhe të gjitha fitore. /Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?