FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Manchester City nderon Guardiolën, tribunë dhe statujë për trajnerin pas një dekade suksesi

Manchester City ka vendosur të nderojë në mënyrë të veçantë Pep Guardiolwn, i cili pritet t’i japë fund aventurës së tij dhjetëvjeçare në stolin e klubit anglez.

Klubi nga Mançesteri ka bërë të ditur se tribuna veriore e rinovuar dhe e zgjeruar e stadiumit “Etihad” do të mbajë emrin “Tribuna Pep Guardiola”, si një homazh për kontributin e jashtëzakonshëm të teknikut spanjoll në historinë moderne të klubit.

Përveç emërtimit të tribunës, Manchester City ka konfirmuar gjithashtu ndërtimin e një statuje në nder të Guardiolës, e cila do të vendoset përgjatë hyrjes që të çon drejt tribunës me emrin e tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pronari i klubit, Mansour bin Zayed Al Nahyan, vlerësoi ndikimin e trajnerit katalanas jo vetëm për trofetë e fituar, por edhe për mënyrën se si ndryshoi identitetin sportiv të klubit.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Ai ka lënë një gjurmë të pashlyeshme në ADN-në e klubit. Një trashëgimi që nuk lidhet vetëm me trofetë, por me mënyrën se si u arritën ato. Guardiola do të ketë gjithmonë mirënjohjen time dhe të gjithë familjes së City-t, pjesë e së cilës do të mbetet përgjithmonë”, është shprehur sheiku Mansour.

Tribuna e re pritet të inaugurohet plotësisht në ndeshjen e fundit të Guardiolës në krye të skuadrës, sfidë që do të zhvillohet të dielën ndaj Aston Villa-s, duke shënuar fundin e një epoke historike për Manchester City-n.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?