Manchester United dhe Chelsea garë të fortë për trasferimin e Radja Nainggolan

Sipas televizionit anglez Sky Sports, Djajtë e Kuq kanë një interesim serioz për lojtarin belg, teksa kanë rival Chelsean për nënshkrimin e tij.

Blutë e Londrës dështuan në një ofertë prej 34 milionë funteve për ta sjellë atë në Stamford Bridge verën e kaluar dhe tani rrezikojnë të humbasë atë nga skuadra e Jose Mourinhos.

Trajneri i Unitedit duhet të gjejë një shtesë të re në mesfushë pas shitjes së Morgan Schneiderlin në Everton dhe me dyshimet që vazhdojnë për të ardhmen e Marouane Fellainit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga ana e tij, Nainggolan ka deklaruar se është i lumtur me jetën në Romë, teksa në Itali do preferonte edhe kalimin te Interi.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?