FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Manchester United ofron 30 mln euro, Inter refuzon ofertën. Perisiç kërkon të largohet

Në fund të sezonit Perisiç u përshëndet me tifozët e Interit duke nënkuptuar se gjatë merkatos së verës ai do lëvizte drejt një klubi tjetër dhe deri më tani ofertat nuk kanë munguar.

Madje Manchester United shprehu hapur dëshirën për të blerë kroatin dhe nga ana e italianëve dukej sikur nuk do të kishte pengesa si shkak edhe i “Fair Play Financiar”. United vonoi të bëj ofertën zyrtare dhe kur kjo ndodhi, klubi zikaltër kishte mbyllur çështjet financiare me UEFA-n dhe tashmë 30 mln e ofruar nga anglezët nuk bënin më punë.

Sot, “La Republica” raporton se futbollisti ka kërkuar largimin dhe për më shumë ka shprehur hapur dëshirën për t’u bashkuar me Manchester United. Mbetet për t’u parë nëse do realizohet dëshira e 28-vjeçarit, por nga ana e Interit është bërë e qartë që nuk negociohet poshtë një shumë prej 50 mln eurosh.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?