Mandzukic bën një dhuratë speciale në vendin e tij të origjinës

Shpirti i tij i sakrificës njihet prej vitesh. Pavarësisht shikimit të tij të rreptë, që kurrë nuk shoqërohet me një buzëqeshje, Mario Mandzukic është gjithnjë i pari që vihet në dispozicion të grupit. Qoftë kjo të Juventusi, apo te Kroacia.

Sulmuesi kroat vendosi që t’u dhuronte një ekran gjigant banorëve të Slavonski Brod, qyteti i tij i origjinës, ku ata ndoqën kualifikimin e Kroacisë kundër Rusisë. E tani do të bëjë të njëjtën gjë, edhe për sfidën gjysmëfinale që kombëtarja ballkanase do të luajë kundër Anglisë.

Mandzukic shpenzoi për këtë ekran gjigant 4 mijë euro dhe sigurisht që harxhim i tillë nuk e bën atë hero. Gjithsesi duhet vlerësuar gjesti i bërë duke qenë se ai gjithnjë i gjendet afër banorëve të vendlindjes së tij. E gjithë Kroacia është në delir, por edhe ankth duke qenë se të mërkurën do të luhet për një biletë në finalen e madhe të Kupës së Botës.

Swiss Digital Desktop Reklama

The forward accumulated a bar bill of £3,000 so fans in his home town could enjoy free beers

Swiss Digital Mobile Reklama

The striker is a hero in his hometown and will hope to return with the World Cup trophy

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?