Mandzukic pranë rikthimit në Seria A, ja te cila skuadër …

Mario Mandzukic ka mbetur pa skuadër që nga data 5 korrik kur mbylli kontratën me katariotët e Al Duhail. Gjatë verës ishte shumë pranë transferimit në Rusi te Fenerbahce por u diskutua edhe për një kalim në Rusi te Lokomotiva e Moskës, megjithatë asgjë nuk u konkretizua dhe Mandzukic vazhdon të jetë një futbollist pa kontratë.

Së fundmi po flitet gjithnjë e më tepër për një rikthim të kroatit në Itali, pasi Mandzukic kërkohet me ngulm nga Bologna e Sinisa Mihajlovic. Trajneri serb është i gatshëm t’i besojë majën e sulmit.

Ditët e ardhshme mund të jenë ato të duhurat që palët të ulen në tavolinë për të nënshkruar kontratën.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?