FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Manjati rus nuk dorëzohet për blerjen e Arsenalit

Miliarderi rus Alisher Usmanov raportohet se po refuzon të dorëzohet në blerjen e shumicës së aksioneve të Arsenalit, pavarësisht se është refuzuar nga pronari i shumicës së aksioneve Stan Kroenke.

63-vjeçari refuzoi në ofertën e parë që të rrisë aksionet nga 30 për qind në 67, pas refuzimit të ofertës prej 1 miliardë funtesh.

Kroenke theu heshtjen të hënën duke thënë se aksionet e tij “nuk ishin dhe nuk janë kurrë në shitje”. Megjithatë, SkySports raporton se Usmanovi do të takohet me këshilltarët e tij gjatë javës për të diskutuar opsionet tjera.

Swiss Digital Desktop Reklama

Thuhet se ai është i vendosur të rrisë ofertën që t’i kthejë “Topçinjtë” në një klub që kërkon trofe, të cilën beson se mund ta arrijë vetëm nëse largohet Kroenke.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?