Maqedonia e Veriut shtyn kampionatin këtë javë për shkak të Covid-19

Maqedonia e Veriut ka vendosur të anulojë ndeshjet e futbollit të paktën për këtë fundjavë. Vendimi është marrë në konsultim me Federatën e Futbollit të Maqedonisë së Veriut.

Për shkak të ndryshimeve të protokollit për zbatimin e masave për t’u mbrojtur nga COVID-19, futbolli nuk do të luhet këtë fundjavë, sipasojë e kësaj edhe ndeshjet e kampionatit të planifikuara për këtë fundjavë, nuk do të zhvillohen.

Është vendosur që ndeshjet e planifikuara për këtë fundjavë të zhvillohen një javë më vonë, sigurisht, nëse situata nuk shkon drejt përkeqësimit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?