FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Maradona dhe Luis Enrique nuk u ftuan në dasmën e Messit, mungoi edhe Iniesta

 Mbrëmjen e së premtes 30 qershor, Lionel Messi u mrtua me partneren e tij prej vitesh, Antonella Roccuzzo, në qytetin e tij të lindjes, Rosario. Dasma e yllit argjentinas me nënën e dy fëmijëve të tij, Thiago dhe Mateo, ka tërhequr vëmendjen e gjithë botës, ndërsa dhëndri dhe nusja e njohin njëri-tjetrin që nga mosha pesëvjeçare.
Mediat argjentinase kanë bërë krahasimin me dasmën e Diego Maradonas kur u martua me Claudia Villafane në vitin 1989 në Luna Park me një listë prej 1 200 të ftuar, ku merrte pjesë edhe ish-kryeministri italian, Silvio Berlusconi.

Në dasmën e Leo-s dhe Antonellas ishin 260 mysafirë nga ku mungonte Diego Maradona, i cili nuk ishte ftuar nga ylli i Barcelonë. Çifti dëshironte që në dasmën e tyre të merrnin pjesë vetëm familjarët dhe miqtë e tyre të ngushtë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Megjithëse, raportet e Messit dhe Maradonas nuk janë të këqija, dy ikonat e futbollit nuk kanë miqësi të ngushtë. Po ashtu, në dasmën e Messit nuk është ftuar edhe ish-trajneri i Barcelonës, Luis Enrique, e as pjesëtarët tjerë të stafit trajnues në Camp Nou.Ndërkohë që mungoi dhe Andres Iniesta, i cili ditët e fundit është bërë baba për herë të tretë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?