Maradona flet për akuzat e përdhunimit ndaj gazetares ruse
Maradona kanë reaguar në lidhje me akuzat për ngacmim seksual ndaj gazetares së njohur ruse, Katerina Nadolskaya
Në një rrëfim për të përditshmen “El Mundo”, Nadolskaya ka treguar se Maradona tentoi ta zhvishte në momentin që ai e takoi në një dhomë hoteli për të dhënë një intervistë.
Por sipas përfaqësuesve ligjorë ngjarja nuk është e vërtetë pasi ishte vetë Nadolskaya që nisi të zhvishej përpara se ta largonin nga dhoma. Kjo ngjarje që nuk ishte aspak e qartë, ndodhi pikërisht në prag të udhëtimit të Maradona-s në Napoli ku ai do të marrë titullin “Qytetar Nderi”.
Gazetarja ruse shkoi edhe më tej dhe shtoi disa detaje të reja duke thënë se Maradona nisi të bërtasë në momentin kur pa zemërimin e saj në tentativën e tij për ngacmim seksual.
KOHA JONË SONDAZH





