Maran flet për herë të parë si trajner i Shqipërisë: Dua të ndërtoj një skuadër agresive

Trajneri i Kombëtares, Rolando Maran, ka thënë fjalët e tij të para si trajner i Shqipërisë.

Përshëndetje, dua të falënderoj presidentin që ma dha një detyrë që është shumë e rëndësishme për mua. Dua të falënderoj edhe Sylvinhon dhe komplimente për atë që ka bërë. E kam ndjekur me kujdes Kombëtaren e Shqipërisë dhe meritoni komplimente.

Presidenti tashmë më jep mundësinë të drejtoj një Kombëtare që përfaqëson një popull shumë krenar. Është krenari e madhe për mua dhe premtimi është të transferoj në fushë atë dashurinë e madhe për këtë komb dhe këtë fanellë, duke dhënë maksimumin gjithë stafin që punon me mua dhe ata që do të njoh në Federatë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Është një angazhim moral për mua, është emocion i madh, sepse është diçka shumë e fortë ajo që ndiej për këtë mision. Të transmetojmë në fushë atë që përfaqësoni ju, për tifozët dhe kombin. Dua të kem një skuadër agresive. Duhet të demonstrojmë se jemi të fortë në fushë. ADN-ja ime është kjo, dua ta transmetoj këtë në çdo ndeshje. Kjo Kombëtare është si të trajnosh një klub, sepse ka ndjenjë të fortë përkatësie”, tha Maran.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se Shqipëria pranohet në BE deri në vitin 2030?