Maran merr “frenat” e Kombëtares, ja kush do të jetë “krahu i tij i djathtë”
Rolando Maran është prezantuar zyrtarisht si trajneri i ri i Shqipërisë, duke nisur një kapitull të ri në pankinën kuqezi. Tekniku italian ka firmosur një kontratë dyvjeçare deri në vitin 2028 dhe u prezantua nga presidenti i Federata Shqiptare e Futbollit, Armand Duka.
Por Maran nuk vjen vetëm në aventurën shqiptare. Së bashku me të në stafin teknik do të jetë edhe bashkëpunëtori i tij më i afërt, Cristian Maraner, një figurë që e ka shoqëruar pothuajse gjatë gjithë karrierës në pankinë.
56-vjeçari italian konsiderohet krahu i djathtë i Maranit dhe një nga njerëzit më të besuar të tij në aspektin taktik dhe organizativ. Dyshja ka punuar së bashku në disa klube të futbollit italian, duke nisur nga Varese, për të vijuar më pas te Catania, Kievo, Cagliari, Genoa, Pisa dhe së fundmi te Brescia.
Përfshirja e Maraner në stafin kuqezi shihet si një lëvizje që garanton vazhdimësi në metodën e punës së Maranit, pasi të dy kanë ndërtuar prej vitesh një raport profesional të konsoliduar. Në Kombëtaren shqiptare, ai pritet të ketë rol kyç në përgatitjen taktike dhe menaxhimin e përditshëm të skuadrës.
KOHA JONË SONDAZH

