Marash Kumbulla, mes talenteve më të aktivizuar në Evropë

Marash Kumbulla është një prej talenteve më të mirë të Serie A dhe futbollit evropian. Mbrojtësi 19-vjeçar është pjesë e listës me 10 futbollistët më të rinj që kanë luajtur më shumë deri në këtë pikë të sezonit në kontinent.

Kumbulla, pjesë e Hellas Veronës, renditet në vendin e 9, me 61% të minutave të luajtura. Gjatë kësaj periudhe ai ka shkëlqyer, duke tërhequr vëmendjen e klubeve më të mëdha, Inter, Juventus dhe Napoli.

Raporti u publikua nga Organizata Botërore e Statistikave, që pozicionon në vendin e parë Dejan Kulusevksin, futbollistin e Parmës, të transferuar te Juventus.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?