‘Marca’ publikon fotografinë e portierit të ri të Real Madridit
Keylor Navas, David De Gea dhe Courtois janë emrat më të përfolur te klubi i Real Madridit që do të vendosë për portierin e sezonit të ardhshëm.
E përditshmja sportive madrilene “Marca” shkruan se David de Gea është objektivi kryesor për transferim në “Santiago Bernabeu”.
Keylor Navas vazhdimisht ka ulje ngritje por në fund të këtij sezoni portieri nga Kosta Rika ka rritur kontributin e tij në skuadër, duke treguar edhe një herë se është portier që mund t’i besohet porta “Los Blancos”.
Në krahun tjetër David de Gea ngelet objektivi kryesor i Reali gjatë merkatos së verës. Transferta në “Santiago Bernabeu” bëhet akoma edhe më e besueshme për faktin që Mourinho ka vendosur të mos grumbulloj De Gean dhe ideja e portugeze është për të mos mbajtur askënd që nuk dëshiron të qëndrojnë në United.
Gjithashtu edhe Courtois është përfolur si një kandidat i mundshëm për të veshur fanellën e Real Madridit.

KOHA JONË SONDAZH

