FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

“Marca” shokon Totenhemin: Janë hebrenj, prandaj i urrejnë

Nuk i ka shpëtuar hijes së skandalit supersfida e sotme mes Realit dhe Totenhemit dhe shkak për këtë është bërë një shkrim i gazetës madrilene “Marca”.

Një profil që mban firmën e Enrike Ortegas bënte një historik të klubit londinez në faqet e brendshme të të përditshmes spanjolle, në të cilin shkruhej se “për shkak të origjinës hebraike të Totenhemit, ata janë një klub që përçmohen nga klubet e tjera”.

“Marca” i kishte kushtuar një faqe të plotë kësaj specialeje, e cila tërboi Spërsat. Gazeta u distancua menjëherë, duke thënë se e gjithë kjo polemikë lindi për shkak të përkthimit të keq të fjalës “urrejtje” dhe u shfajësua se nuk kishte aspak qëllim për të denigruar historinë e klubit, që është themeluar nga një biznesmen i ri me origjinë nga Izraeli./p.sport

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?