FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Marcello Lippi: Ky është viti që Juventus do të fitoj tripletën

Marcello Lippi beson se Juventusi është skuadra më e mirë në Evropë, derisa Barcelona ka vetëm një sulm të mirë dhe asgjë më shumë.

Bianconerët janë në Kataluni për ta zhvilluar ndeshjen kthyese çerekfinale të Ligës së Kampionëve, ndërsa do ta fillojnë takimin me rezultat 3-0 nga përballja e parë.

Pikërisht me strategun italian, Zonja e Vjetër e ka fituar Ligën e Kampionëve për herë të fundit (1996) dhe ai beson se mund t’ia dalin këtë sezon shkruan Telegraf.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Juve di mirë si t ‘i bëjë gjërat që i bën dhe i bën më mirë se kushdo tjetër. Barcelona ka një sulm shumë të mirë dhe asgjë tjetër, Juve luan si një njësi”.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Ata mbrohen në perfeksion, janë kompaktë, kujdesen në çdo fazë me përvojë dhe sulmojnë me cilësinë që nuk e kanë pasur më herët. Të mos harrojmë se kanë një portier fantastik”.

“Ky mund të jetë viti që, sipas meje, Juve mund të fitojë gjithçka: Scudetton, Ligën e Kampionëve dhe Kupën e Italisë”, ka deklaruar Lippi për El Pais.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?