Marcelo akuzohet për evazion fiskal

Prokuroria e Madridit ka ngritur akt-akuzë për mbrojtësin e Real Madridit, Marcelo. Real Madrid është dridhur para ndeshjes me Tottenhamin, e cila luhet në “Santiago Bernabeu” e vlefshme për raundin e tretë në Champions League. Mediat spanjolle raportojnë se prokuroria e Madridit ka ngritur akt-akuzë për mbrojtësin e Real Madridit, Marcelo për evazion fiskal. Dyshohet se braziliani i është shmangur tatimit, për parat e fituar nga reklamat. Thuhet se Marcelo i është shmangur tatimit përkatësisht afër 500 mijë euro. Marcelo nuk është lojtari i vetëm i Real Madridit që akuzohet për evazion, gjithashtu është edhe ylli i tyre Cristiano Ronaldo.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?