Martinez komenton zërat që e shohin te Reali: Nuk mund të humbim kohë …
Emri i Roberto Martínez në ditët e fundit është përmendur si kandidati më i mundshëm për të zëvendësuar Julen Lopetegui. Spanjolli, i cili është trajner aktual i Belgjikës, është një dëshirë e presidentit Florentino Perez. Mediat spanjolle për këtë qëllim shkruan se ai ka zgjedhur që fillimisht të emërojë Solarin, në pritje të trajnerit të Belgjikë.
Roberto Martinez ishte intervistuar në VTM belge Nieuës ka refuzuar të flasë për Real Madrid. I pyetur për interesin e klubit merengues, ai është përgjigjur: “Ne nuk mundim kohë duke u marrë me këtë gjë…”.
Roberto Martínez ka një kontratë me Belgjikën, e cila është e vlefshme deri në Europianin e ardhshëm në vitin 2020, edhe pse mund të ketë një klauzolë në kontratë që mund ta lejojë trajnerin që të largohet para kohe. /Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

