Martini: Ndaj Tiranës na ecën, gabuam pak ndaj tyre!

Trajneri Edi Martini u shfaq i lumtur me triumfin minimal 0-1 ndaj Tiranës, por pranoi se ndeshja mund të ishte mbyllur më herët. Strategu shkodran mbrojti sulmuesin Gruda që shpërdoroi tre mundësi të mira në fund.

“Ishte ndeshje shumë e rëndësishme për ne, pasi pikët janë shumë të rëndësishme. Respekt maksimal ndaj Tiranës, edhe po na ecte ndaj tyre, por edhe kishim besim që do të fitonim, ndaj ia dolëm.

Në ndeshjet e fazës së parë kemi pasur probleme. Ekipet na rrinin mbrapa për të mos shënuar. Kemi bërë ndeshje të mira, por nuk kemi arritur të fitojmë edhe për çështje fati. Të metat ishin shumë të pakta. Në minutat e fundit duhet të ishim më të qetë para porte dhe mos kishim stres deri në sekondat e fundit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gruda? Ne ishim në dhoma, ai s’kishte ardhur akoma, ishte mërzitur. Ndikon edhe trysnia e ndeshjes. Duhet ta mbështesim. Do të mësohet me këto sfida, sepse futbolli i tillë është”, deklaroi Martini.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?