Mashtroi me tatimet, Bale gjobitet 337 mijë euro nga autoritet spanjolle

Sulmuesi i Real Madridit, Gareth Bale ka marrë një gjobë prej 337 mijë eurosh nga autoritetet tatimore të Spanjës për shmangie të taksave nga të ardhurat e të drejtave të imazhit.

“El Mundo” ka raportuar se gjoba ka të bëjë me një incident të vitit 2013, vit në të cilin u transferua te Real Madridi nga skuadra e Tottenhamit.

Bale atë vit nuk i ka deklaruar të hyrat nga të drejtat e imazhit dhe për këtë arsye tash duhet ta paguajë gjobën, në të cilën është përfshirë edhe interesi i përgjithshëm. Kohët e fundit, një numër i madh i futbollistëve kanë marrë gjoba nga autoritetet tatimore të Spanjës për shkak se nuk kanë deklaruar në mënyrë korrekte të ardhurat nga reklamat.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?